Kryesia e shoqatës në mbledhjen e dytë të saj me shumicë votash ka vendosur që mirëmbajtësi i ri i fshatit të jetë Amir Murati.
Kryesia falënderon me shumë respekt kandidatët tjerë që kanë aplikuar për punë në shoqatën tonë dhe ju uron suksese dhe shëndet në të ardhmën.
Gjithashtu punëtorin e deritanishëm Ramadan Abdylin – Danin e falënderon për punën e shkëlqyshme që ka bërë deri më tani dhe i uron suksese në jetë.
Ndërsa punëtorit të ri të shoqatës, si mirëmbajtës i fshatit Amir Muratit, i uron punë të mbarë.
Lusim të gjithë bashkëvendasit tanë në Miresh për ndihmë dhe përkrahje të punëtorit të ri, Amir Muratit.
Glattbrugg, Zürich 02.03.2015
Kryesia e shoqatës 17Shkurti.ch